Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Elektronike
- Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Master Profesional në Teknologji Informacioni
1. Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet më 17 Janar 2025.
2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 27 Janar 2025.
3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 21 Shkurt 2025, ora 9:00, salla 302, FTI.
4. Data e mbrojtjes së diplomës do të saktësohet në një njoftim tjetër në vijim. Sipas strukturës mësimore do të jetë në periudhën 03.03.2027 – 07.03.2025.
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
- Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
- Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
- Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (shih dokumentat në fund);
- Materiali i firmosur nga studenti dhe konfirmuar nga udhëheqësi, të dorëzohet i firmosur deri më datë 17 Janar 2025 në departament, salla 302.
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (shih dokumentat në fund);
- Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 27 Janar 2025 në departament, salla 302.
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes si më poshtë (shih dokumentat në fund), me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
- Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
- Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
- Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
- Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 21 Shkurt 2025, ora 09:00, në departament, salla 302.
Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps).
- data e kontrollit të parë është 17 Janar 2025, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
- data e kontrollit të dytë është 27 Janar 2025, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
- data e kontrollit të tretë është 21 Shkurt 2021, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit: https://fti.edu.al/fakulteti/departamentet/departamenti-i-elektronikes-dhe-telekomunikacionit-det/stafi-i-det/
Dokumenta për punimin e diplomës
- Tre faqet e para për punimin e diplomës bachelor në Inxhinieri Elektronike
- Tre faqet e para për punimin e diplomës bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Tre faqet e para për punimin e diplomës master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
- Tre faqet e para për punimin e diplomës master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Tre faqet e para për punimin e diplomës master Profesional në Teknologji Informacioni
Manuale/Formate diplome