Njoftohen studentët e Departamentit të Inxhinierisë Informatike për kontrollin e dytë të diplomës.

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Software

Njoftohen se:

Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 27 Janar 2025

Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:

  • Të ketë kryer kontrollin e parë;
  • Studenti duhet të dorëzojë materialin (rreth 40-60% të punimit të diplomës) miratuar nga udhëheqësi duke e ngarkuar në faqen web (https://forms.office.com/e/BWvWqbPrwu) deri më datë 27 Janar 2025 .
  • Studenti duhet të dorëzojë fizikisht në Departament në datën 27 Janar 2025 formularin e kontrollit të dytë.

*Studentët e drejtimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike për të kryer kontrollin e dytë të diplomës përvec dorezimit të materialit në faqen web dhe dorëzimit te formularit të kontrollit të dytë duhet të bëjnë edhe një prezantim të punimit të diplomës. Prezantimi I punimit të diplomës do të zhvillohet në sallen 213, ora 09:30 para komisionit.

Suksese!