Në zbatim të strukturës Vjetore të Procesit Mësimor, për shkak të festave zyrtare gjatë zhvillimit të procesit mësimor rezultojnë të jenë pushim tre dite të hëna, një ditë e enjte dhe një ditë e premte. Për një realizim sa më të mirë të procesit mesimor, në strukturen vjetore bëhen ndryshimet si më poshtë:

  • Në datën 25.03.2025, ditën e Martë, të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.
  • Në datën 23.04.2025, ditën e Mërkurë, të zhvillohet mësimi i ditës së Hënë.

Datat e festave së Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit kanë ndryshuar sipas kalendarit hënor, si në vijim:

  • 30 Mars 2025, Festa e Fitër Bajramit
  • 06 Qershor 2025, Festa e Kurban Bajramit.