Plani i punës shkencore i DBI për vitin 2018

Departamenti i Bazave të Informatikës parashikon si veprimtari shkencore për vitin 2018 sa më poshtë vijon:

Në kuadrin e shkollës të doktoraturës:

M. Sc. Nelda Kote: Fokusi në algoritmat për përpunimin e gjuhës shqipe për nxjerrjen e informacionit, është duke u punuar në disa testime të algoritmeve. Brenda vitit parashikohet plotësimi i publikimeve dhe përfundimi i disertacionit.

M. Sc. Joana Minga: Studim mbi implementimin e IOT (Internet of Things) mbeshtetur mbi nje platforme FPGA (Field Programmable Gate Array) dhe teknikat e sigurise te perdorura ne gjuhen VHDL

Në kuadrin e punës pas-doktoratës:

Dr. Brunela Karamani: Data Mining në institucionet financiare (bankë/Shoqëri sigurimesh). Gjetja dhe krijimi i modeleve dhe korelacioneve të ndryshme në volume të dhënash shumë të mëdha. Publikimi i rezultateve.

Dr. Bojken Shehu: Shtimi i disa teknikave që shtresa që bllokojnë edhe sulmet XSS përveç atyre me injektim SQL në bazat e të dhënave relacionale. Publikimi i rezultateve.

Dr. Marin Aranitasi: Testime të ndryshme mbi aparatet mobile duke përdorur system call-et si metodë matje në kuadrin e sigurisë të sistemeve mobile. Implementimi i thirrjeve sistem si një teknikë e mundshme për dedektimin e anomalive në sigurinë e sistemeve cloud. Publikimi i rezultateve.

Akad. Neki Frashëri: Përfundimi i projekteve H2020 VI-SEEM dhe COST NESUS. Do të eksperimentohet instalimi dhe testimi i softuerit WRF për simulimin e motit, në kuadrin e projektit H2020 VI-SEEM. Do të eksperimentohet përpunimi i imazheve satelitore në mjedis cloud në infrastrukturën e projektit H2020 VI-SEEM. Publikimi i rezultateve.

Prof. Asoc. Ariana Bejleri: Studim i aspekteve të administrimit të të dhënave lidhur me udhëheqjen, politikat, kulturën dhe sjelljen në prizmin e objektivave strategjike të një organizate. Publikimi i rezultateve.