DEPARTAMENTI I BAZAVE TË INFORMATIKËS

Synimi dhe Strategjia

Departamenti i Bazave të Informatikës (DBI) u krijua në Mars të vitit 2016, për të mbështetur dhe fuqizuar Qendrën për Kërkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe procesin mësimor në nivel universiteti.

Në këto 8 vitet e fundit Qendra për Kërkim dhe Zhvillim ka realizuar disa projekte në nivel ndërkombëtar (FP7, IPA, Horizon2020) duke qënë partneri dhe përfaqësuesi  kryesor i vendit tonë. Shërbimet dhe aplikacionet e mbështetura nga këto projekte janë të shumëfishta, duke filluar nga fusha e shkencave të tokës, studimi i mjedisit në kushtet e rritjes te ndjeshme të ndikimit njerëzor dhe deri tek ruajtja e trashëgimnisë kulturore. Në këtë spektër të gjerë të zbatimit të  aplikacioneve, vemendja kryesore ka qënë veprimtaria shkencore.

Kliko në: | Projekte Evropiane dhe Kombetare 2010-2017 | Publikime 2010-2017 |

Aktualisht, stafi i DBI-së përbëhët nga pedagogë, të cilët vijnë nga QKZHnga Departamenti i Inxhinierisë Informatike (DII)dhe nga Departamenti i Inxhinierisë së Telekomunikacionit DETPërsa i përket mësimdhënies, ky departament mbulon disa lëndë në DII dhe DET, si dhe lëndët e informatikës bazë pranë fakulteteve të tjera të UPT, si në Fakultetin e Inxhinierisë të NdërtimitGjeologjisë dhe MinieraveMekanike dhe Elektrike.

Veprimtaria kërkimore dhe shkencore e departamentit fokusohet mbi sistemet e shpërndara,  optimizimin dhe zhvillimin e aplikacioneve përkatëse, virtualizimin dhe sigurinë e sistemeve, ndërtimin e Grid-it mbi rrjetat kompjuterike, teknologjitë dhe shërbimet e Internetit si Cloud Computing, shfrytëzimin e  bazave të të dhënave dhe ndërtimin e aplikacioneve web.

Nën garancinë e një përvojë të mëparshme në fushën e kërkimit dhe zhvillimit, misioni i Departamentit të ri të Bazave të Informatikës, është:

  • të vazhdojë veprimtarinë kërkimore dhe shkencore duke thelluar integerimin në projektet ndërkombëtare dhe kombëtare.
  • të garantojë mbarëvajtjen e projekteve ekzistuese
  • të nxisë krijimin e projekteve me partner lokal

Në fushën e mësimdhënies, misioni i Departamentit të Bazave të Informatikës, synon:

  •  të krijojë, të transmetojë dhe të zhvillojë dijet në fushën e Teknologjisë së Informacionit, duke mbështetur drejtimet Inxhinieri Informatike, Telekomunikacioni dhe Elektronike në FTI. 
  •  të krijojë, të transmetojë dhe të zhvillojë dijet në fushën e Informatikës, duke mbështetur drejtimet inxhinierike në UPT
  • të garantojë cilësinë dhe plotësimin e standardeve akademike në ndihmë të të gjitha programeve të studimit në të tre ciklet në FTI.
  • të nxisë dhe mbështesë zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve dhe studentëve.
  • të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  • të bashkëpunojë me industrinë për identifikimin e kërkesës për burime inxhinierike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të saj.
  • të kontribuojë në aftësimin praktik të studentëve dhe veçanërisht të të diplomuarve.

Për më tepër, ky department nën konceptin “Triple helix” ku universiteti, biznesi dhe qeveria ndërveprojnë për të marrë vendime, synon të hapë një program të ri studimesh, qëllimi i te cilit është jo vetëm edukimi dhe mësimi i  studentëve, por edhe brumosja e tyre për ngritjen  e bizneseve të reja dhe transferimin e teknologjive midis universitetit dhe biznesit.