Organizimi i DET
DET me personelin akademik të brendshëm, stafin ndihmës dhe stafin akademik të ftuar, siguron zhvillimin e procesit mësimor dhe të punës kërkimore- shkencore në departament.
DET funksionon me tre grupe mësimore – kërkimore:
• Sistemet Elektronike dhe rrjetat me sensorë
• Sistemet e telekomunikacioneve, protokollet dhe siguria në rrjetat e komunikimit
• Përpunim sinjali, aplikime multimediale, sistemet e komunikimit wireless
DET, mbështet mbarëvajtjen e çdo programi studimi nëpërmjet Këshillave të Diplomimit.
Këshilli i diplomimit, është i veçantë për çdo program studimi dhe DET ka në strukturën e saj 5 këshilla diplomimi, për programet e studimit:
Cikli i I-rë:
• Bachelor në Inxhinieri Elektronike, 180 Kredite
• Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni, 180 Kredite
Cikli i II-të:
• Master Profesional në Teknologji Informacioni, 60 Kredite
• Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike, 120 Kredite
• Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni, 120 Kredite
Cikli i III-të:
• Doktoraturë në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, drejtimi Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni.
Këshilli i Profesorëve i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, siguron mirëfunksionimin e programit të studimit të ciklit të tretë.