Praktika mësimore
Për studentët e programit të studimit “Bachelor”, Viti i Tretë:
Semestri i dytë i vitit të tretë përmban praktikën (4 kredite), që do të zhvillohet në 4 javë:
Praktika zhvillohet në institucione/kompani sipas profilit të përgatitjes së studentit. Departamenti bën ndarjen e studentëve nëpër kompani/institucione pritëse, duke respektuar edhe dëshirat e tyre. Studentët kanë detyrimin e kryrjes 100% të orëve të praktikës profesionale. Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit pritës. Në përfundim të praktikës, studenti përgatit një relacion për punën e kryer, e cila vlerësohet nga komisioni i ngritur nga departamenti për këtë qëllim. Vlerësimi bëhet me notë.