Desar Shahu

Veprimatari Organizative
Ne Shtator 2005 emërohet asistent në Katedrën e Elektronikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ka qënë asistent dhe më vonë titullar i lëndëve të ndryshme si: “Komunikimet me Fibra Optike”, “Elektronika Analoge”, “Teoria e Sinjaleve”, “Elektronika e Fuqisë”.
Ne periudhen Janar-Korrik 2008 ka qënë pjesë e një projekti bashkëpunimi midis Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe “Facoltà di Ingegneria”, Ancona, Itali, në kuadër të shkollës së doktoraturës. Ka punuar në projektin shkencor me titull: “Automated and Optimised Project of an Outdoor Wireless Mobile Network: applied in the city of Ancona”.
Desar SHAHU lindur në Çorovodë, Skrapar më 12.07.1982, është diplomuar në Korrik 2005 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti Inxhinierisë Elektrike, Departamenti i Elektronikës, diploma “Inxhinier Elektronik”, drejtimi “Telekomunikacion”.Në vitet 2009-2012 ndjek studimet e doktoratës në “Università Politecnica delle Marche”, “Facoltà di Ingegneria”, Ancona, Itali, dhe kryen mbrojtjen e titullin “Doktor i Shkencave” në drejtimin “Elektromagnetizëm dhe Bioinxhinieri” në 18.02.2013.