Historiku i shkurtër mbi Fakultetin e Tekonologjisë së Informacionit
Qëllimi kryesor i Departamentit të Elektronikës (DE-www.fie.upt.al) ka qenë përgatitja e inxhinierëve në shkencat e inxhinierisë së informacionit, si inxhinieri elektronike, inxhinieri informatike, inxhinieri e telekomunikacioneve. DE ka patur në përbërjen e tij katër seksione: Seksioni i Automatikës, Seksioni i Elektronikës, Seksioni i Inxhinierisë së Kompjuterave, Seksioni i Telekomunikacionit. Fushat kërkimore përqëndrohen në drejtimet e reja të teknologjisë së informacionit si: Projektimi i rrjetave të të dhënave WAN; Sistemet e komunikimeve pa tela; Studimi dhe matja e rrezatimit elektromagnetik të antenave të telefonisë celulare; Studimi dhe projektimi i arkitekturës së rrjetave GSM-UMTS dhe përcaktimi i pozicionimit të stacioneve të lëvizshëm të telefonisë celulare; Komunikimi i zërit me anë të internetit VoIP, cilësia e shërbimit në rrjetat IP, Frame-relay dhe ATM; Protokollet e rrjetave WDM; Protokollet IPv6; Rrjetat neurale; Inteligjenca artificiale; Programimi i orientuar nga objekti; Projektimi dhe komandimi me kompjuter; Rrjetat e kompjuterave të komandimit; etj.
Departamenti i Elektronikës sot është pjesë përbërëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (FTI). Nga ky departament janë krijuar dy departamentet e sotme të FTI:
Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit dhe Departamenti i Inxhinierisë Informatike.
Fakulteti është aktualisht përgjegjës për tre diploma universitare në UPT
Cikli i parë i studimeve: diploma “Bachelor” (180 kredite)
Diplomë \”Bachelor\” në Inxhinieri Elektronike
Diplomë \”Bachelor\” në Inxhinieri Informatike
Diplomë \”Bachelor\” në Inxhinieri Telekomunikacioni
( shkarko këtu )
Fakulteti është aktualisht përgjegjës për tre diploma Master i shkencave në UPT
Cikli i dytë i studimeve:diploma “master i shkencave” (120 kredite)
Diplomë \”Master i shkencave\” në Inxhinieri Elektronike
Diplomë \”Master i shkencave\” në Inxhinieri Informatike
Diplomë \”Master i shkencave\” në Inxhinieri Telekomunikacioni
( shkarko këtu )
Fakulteti është aktualisht përgjegjës për dy diploma Master Profesional në UPT
Cikli i dytë i studimeve:diploma “master profesional” (60 kredite)
Diplomë \”Master profesional\” në Inxhinieri Informatike